Lajme

Krimi që tronditi Pejën, reagon vëllai i gruas së vr*rë nga bashkëshorti

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 16 April 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku Edmond Lajqi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella.

Dardan Ukella, vëllai i viktimës, Gjyljeta Ukellës, ka thënë se i dyshuari ka qenë në depresion.

Ukella ka thënë se dhëndri ka qenë konsumues i narkotikëve.

-Advertisement-

“Hala se dimë çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhëndri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, ka deklaruar vëllai i viktimës për Insajderin.

Gjyljeta Ukella u vra mëngjesin e sotëm në banesën ku jetonte bashkë me familjen në Pejë.

Vrasësi i saj dyshohet se është bashkëshorti, Edmond Lajqi, i cili është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorisë së Pejës është dërguar në mbajtje.

Gjyljeta Ukella punonte si asistente në stomatologji, prej 20 vitesh.

Ky është rasti i dytë i vrasjes së grave në Kosova brenda disa ditëve. Të premten, Valon Aliu ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, në Ferizaj. Shkak u bë kujdestaria e fëmijës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera