Sport

Krijimi i përfaqësueses, temë e Bunjakit në seminarin me 1.000 trajnerë

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 20 October 2017

Albert Bunjaki gati në çdo paraqitje në mediat e Kosovës dhe ato evropiane ka treguar për vështirësitë që i ka kaluar Kosova deri në formimin e ekipit përfaqësues, të cilin deri para pak javësh e drejtoi. Për këto vështirësi dhe për ciklin e parë eliminator, atë për botërorin “Rusia 2018”, do të flasë edhe para rreth 1.000 trajnerëve e personaliteteve të ndryshme të klubeve të mëdha evropiane.

Bunjaki është ftuar për të ligjëruar në Seminarin që e organizon çdo vit Federata e Futbollit e Suedisë. Seminari do të mbahet më 12 e 13 janar të vitit të ardhshëm dhe tema që do të ligjërojë Bunjaki do të jetë “krijimi i përfaqësueses së Kosovës”, shkruan sot Koha Ditore.

Pos, Bunjakit ligjërues në këtë seminar janë edhe shumë personalitete të ndryshme me poste të larta në klubet evropiane, si në Bayern Muenchen, Juventus, Manchester City, Manchester United, Fulham, Wigan e disa klubeve të tjera të njohura evropiane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera