Lajme

Kreu më shumë se dhjetë vjedhje, arrestohet i riu në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 16 December 2021

Është arrestuar në person të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer mbi dhjetë raste të vjedhjes, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se i arrestuari me inicialet A.H., 20 vjeç, dyshohet se ka vjedhur në periudha dhe lokacione të ndryshme të Prishtinës.

“Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera