Lajme

Kreu i Vatrës shqiptare ka disa fjalë për Albin Kurtin

Autori: Ermirë Berisha 22:56 | 10 June 2022

Një vlerësim maksimal për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë edhe kryetari i Federatës “Vatra”, Elmi Berisha, shkruan Gazeta inFokus.

Berisha ekskluzivisht për emisionin N’Konak me Islam Morinën, ka thënë se një njëri si Albin Kurti i është dashur shtetit të Kosovës.

“Albin Kurti sigurisht që e ka bërë një fitore spektakolare është me u përshëndet, një njëri i dinjitetshëm që ka histori dhe kredenca të fuqishme, është një intelektual i madh dhe kjo është një faqebardhësi e madhe, njëri i lexuar dhe njeri me dinjitet të paparë, i pathyeshëm dhe mbi të gjitha që iu ka dashtë shumë Kosovës, me të thënë të drejtën është që nuk ka qasje në punët ee liga të korrupsionit”, ka thënë Berisha./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera