Lajme

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës falënderon Kurtin për mbështetjen për ta

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 17 April 2022

Këtë të diel ka mbërritur në Kosovë gazetarja e parë ukrainase, Lyudmila Makey, e cila e ka lëshuar vendin e saj, Ukrainën, si shkak i nisjes së pushtimit rus më 24 mars.

Makeyn e priti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e priti atë me lule e uroi që ajo të ndihet si në shtëpinë e saj.

Në lidhje me këtë, Kurtin e ka falënderuar presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Ukrainë, Sergiy Tomilenko.

-Advertisement-

“Albin Kurti, nga thellësia e zemrës sime, faleminderit juve për mbështetjen e gazetarëve ukrainas” , ka shkruar Tomilenko.

Kujtojmë se pas gazetares Makey, Kosova do t’i pranojë edhe 19 kolegë të saj, teksa është zotuar se mund t’i strehojë edhe 5 mijë civilë ukrainas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera