Lajme

Krerët e UÇK-së nga Haga me telegram ngushëllimi për familjen e Sahit Jasharit

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 12 June 2026

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë kanë dërguar telegram ngushëllimi për familjen e luftëtarit të lirisë, Sahit Jashari, pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

Telegrami është bërë publik nga Altin Krasniqi, i cili ka njoftuar se mesazhi i është përcjellë gjatë një telefonate të mëngjesit nga babai i tij dhe bashkëluftëtarët e tjerë që ndodhen në Hagë.

Në mesazhin e tyre, ata shprehin pikëllimin për humbjen e Sahit Jasharit, duke e cilësuar atë si një luftëtar të lirisë dhe hero të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jeta dhe vepra e të cilit do të mbeten pjesë e historisë kombëtare.

-Advertisement-

“Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ai i shërbeu atdheut në ditët më të vështira, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për brezat që do të vijnë”, thuhet në telegram.

Krerët e UÇK-së u kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Sahit Jasharin.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për luftëtarin Sahit Jasharin dhe e paharruar vepra e tij në shërbim të lirisë dhe atdheut”, përfundon telegrami i ngushëllimit./GazetaInfokus

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy