Lajme

Krerët e shtetit vendosin kurorë lulesh te busti i senatorit Bob Dole

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 06 December 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me të ngarkuarin me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe kanë vendosur kurorë lulesh dhe kanë homazhe te busti i senatorit Bob Dole në Prishtinë.

Ish-senatori amerikan, Bob Dole, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

-Advertisement-

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur.

Për kontributin e tij, ishte vendosur edhe busti në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera