Krerët e DFB-së dhe të FFK-së u pritën nga ministri Kujtim Gashi
Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 30 July 2018
Delegacionin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) në krye me nënkryetarin e parë z. Rainer Koch dhe nënkryetarin tjetër z. Rainer Milkoreit dhe krerët e FFK-së presidentin z. Agim Ademi me bashkëpunëtorë, dje, në Prizren i priti ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, z. Kujtim Gashi, shkruan GazetaFokus.
Me këtë rast duke i falënderuar për këtë vizitë dhe duke ju dëshiruar qëndrim të këndshëm në Kosovë e veçmas në Prizren një qytet të kulturës dhe historisë së Kosovës, ministri Gashi u shpreh: ”Falënderoj shtetin gjerman, po ashtu KFOR-in gjerman dhe DFB-në për përkrahjen e vazhdueshme në fushat përkatëse. I falënderoj në emër të Qeverisë së Kosovës, dhe se presidenti Agim Ademi dhe FFK-ja kanë përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme. Unë kërkoj nga DFB-ja që ta vazhdojnë bashkëpunimin dhe përkrahjen për federatën tonë të futbollit”.
Nga ana e tij nënkryetari i DFB-së, z. Koch ka falënderuar shumë edhe FFK edhe ministrin Gashi për pritje të ngrohtë, të përzemërt dhe të shkëlqyer dhe të nivelit të lartë. “Po ashtu me lejoni që të them disa fjalë edhe për vend takimin kaq të bukur që i ngjanë shumë qytetit të Bayernit, qytetit tim, dhe se këtu po ndjehem këto ditë si në shtëpinë time dhe me njerëzit e mi. Unë ju siguroj se përkrahja për Presidentin Ademi dhe FFK-në do të vazhdojë në shumë fusha dhe do të jetë e vazhdueshme. Unë dua ta përgëzoj edhe ministrin për punën që ka bërë dhe po bënë për stadiumin ‘Fadil Vokrri’, dhe uroj që të përfundojë me kohë në mënyrë që Kombëtarja e Kosovës të luajë ndeshjet kualifikuese në Prishtine me shumë sukses”, ka theksuar ndër të tjera z. Koch.
LEXO EDHE: A do të luajë për Kosovën futbollisti i Bayernit? Ja çfarë thotë FFK
Ndërkaq, presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi ka falënderuar ministrin Gashi për këtë mikpritje dhe ka theksuar: “ Ministri me punën dhe angazhimin e tij me plotë përkushtim të jashtëzakonshëm ka përkrahur FFK-në e në veçanti angazhimi i tij që Kosova të ketë një stadium ku Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë ndeshjet saja është tepër i madh. Mbase punimet në stadiumin “Fadil Vokrri” pa angazhimin siç thuhet ditë e natë të ministrit nuk do të kishin përfunduar edhe për një kohë, por falë përkushtimit të tij ne shumë shpejt do të luajmë në Prishtinë të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të Kombëtares dhe të klubeve.
Po ashtu dua të falënderoj edhe të gjitha palët tjera të involvuara në punën e stadiumit si komunën e Prishtinës, punëkryesin kompaninë Al Trade dhe të gjitha ekipet teknike KEDS, Ujësjellësin, ekipet mbikëqyrëse për punën e pa kompromis për të përfunduar punimet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ka theksuar presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi. /GazetaFokus.
Të tjera
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...
-
Kushtetuesja i dha të drejtë PDK’së, Tahiri: Fitore e sundimit të ligjit mbi tendencën për frikësim e shantazh nga pushteti
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahi...
-
Stuhia e paralajmëruar, breshër i madh në Ferizaj
Gjatë ditës së sotme Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, k...
-
Vuçiq flet pas takimeve me Borrell e Lajçak: Kurti nuk deshi të më takoj
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediat në Bruksel se gjatë ru...
-
Aksident me fatạlitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan, një grua ndërron jetë
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një ka...
-
Vuçiq ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm...
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...