Lajme

Kremlini thotë se komentet e Biden për Putinin janë “fyerje personale”

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 18 March 2022

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i ka quajtur komentet e presidentit Joe Biden ndaj Vladimir Putinit si fyerje personale, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

“Moska dëgjon dhe sheh ato që tashmë janë deklaratat e përditshme të bëra nga Presidenti Biden, të cilat tashmë janë, në fakt, fyerje personale të Putinit”, tha Peskov në një konferencë.

Të enjten, Biden tha se Putin ishte “një diktator vrasës, një bandit i pastër”, i cili po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera