Krejt çka u konfiskua dje në rastin “Brezovica”
Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 17 March 2022
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj të caktohet masa e paraburgimit për 30 ditë, ndaj dy të dyshuarve, shkruan Gazeta Infokus.
Të arrestuarit me inicialet N.G., dhe S.I., me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet se i arrestuari N.G., – zyrtar doganor, prej vitit 2014, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit”.
Edhe për të dyshuarin S.I., ish zyrtar i komunës Shtërpcë, tani menaxher në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, dyshohet se nga viti 2010, në Shtërpcë, ka ndihmuar personin zyrtar në kryerjen e veprës penale Marrja e ryshfetit, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.
“Po ashtu, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, të dyshuarit N.G., i janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:
– Dokumente të tatimit në pronë,
– Dokumente të MMPH-së,
– Dokumente me plane,
– Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),
– Lista me numra të parcelave,
– Telefon “Samsung S7”,
– Telefon Poco X3,
– Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,
– Para të gatshme 705,00 USD,
– Para të gatshme 170,00 CHF,
– Para të gatshme 60,00 Pound,
– Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,
– Thika të ndryshme (13 copë),
– Dorëz e revoles (1 copë),
– Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)
– Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)
– Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),
– Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe
– Pranga të Policisë (1 palë).
Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
– Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,
– Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,
– Një (1) jelek anti-plumb,
– Një (1) thikë ushtarake,
– Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,
– Një (1) gaz maskë,
– Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,
– Dy (2) fishek të armës së gjatë,
– Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,
– Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,
– Dy (2) fishek të pistoletës E43,
– Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,
– Dy (2) radiolidhje Switer,
– Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,
– Një (1) palë dylbi “Tento X50”,
– Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,
– Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,
– Një (1) shufër metalike,
– Radiolidhje Motorolla,
– Një (1) telefon “Iphone 11” dhe
– Një (1) telefon “Huawei””, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Siqevë të Prishtinës, qëllohet një veturë nga dy anët e rrugës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Siqevë të Prishtinës. ...
-
Tri ligjet për të cilat reaguan Ambasadori gjerman dhe Zyra e BE’së nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh, është nga rajoni i Mitrovicës – për momentin po i bastiset banesa
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimit të het...
-
Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, me fillim nga ora 10:00. ...
-
Kurti s’e takoi Vuçiqin sepse u frikësua – për çfarë e ka fjalën Blerim Latifi?
Analisti Blerim Latifi e komentoi deklaratën e kryeministrit Kurti dhënë nga ...
-
Klinaku: Kurti mashtrues, bëhet kinse i vë kusht për dorëzimin e Radojiçiqit në anën tjetër koordinohet me të
Faton Klinaku nga OVL-UÇK e ka quajtur kryeministrin Albin Kurtin mashtrues, ...
-
Shkëlzen Gashi: Më pëlqyen shumë kushtet e Kurtit që ia qiti Vuçiqit
Analisti Shkëlzen Gashi ka folur për kushtet e kryeministrit Albin Kurti që i...
-
Kushtet e Kurtit në Bruksel, Borell tregon çfarë tha Vuçiq kur i dëgjoi ato
Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme Josep Borell ka duke fol...
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ardhme në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë takim gjatë javës së ...
-
Reagojnë nga komuna e Obiliqit pasi drejtori i QKMF-së kërcënoi gazetaren e Infokusit: “Nuk është hera e parë që shfaqet i dhunshëm.. Do të marrim masa”
Të martën gazetarja e Infokusit, Hateme Smajli u fye e u kërcënua nga drejtor...
-
Pamje të rënda: Vërshime në Opojë pas reshjeve të mëdha të shiut
Disa pjesë të Opojës janë duke pasur probleme me vërshime. Qytetarë të kës...
-
Borrell: Kurti paraqiti kushte, Vuçiq nuk i pranoi, takimi trepalësh dështoi
Ndonëse ishte planifikuar mbajtje e një takimi të përbashkët mes kryeministri...