Krejt çka ndodhi sot në aksionin ‘Brezovica’

Autori: Gazeta inFokus
18:54 | 06 January 2022
Prokuroria Themelore e Ferizajt në bashkëpunim më Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë ka vazhduar sot aksionin ‘Brezovica’ në tri lokacione të ndryshme, konkretisht në Prishtinë, Ferizaj dhe në Shtërpcë, si dhe në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Në një konferencë për media janë dhënë detaje rreth këtij aksioni, shkruan Gazeta Infokus.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka njoftuar se në aksionin e sotëm janë arrestuar shtatë persona dhe janë bastisur nëntë lokacione, ku janë sekuestruar edhe prova materiale.
Në këtë aksion janë arrestuar kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Arben Qitaku, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Me vendim të prokurorit është ndaluar edhe një qytetar, respektivisht një investitor i një lagjeje në Brezovicë”, tha Jashari.
Kurse si prova materiale policia ka konfiskuar një veturë BMW X1, armë CZE dhe ZASTAVA, 163 fishekë, një kuti me armë, një karikator i zbrazët, një shtëpizë, një jelek anti-plumb, uniformë me mbishkrimin e ish sistemit jugosllav, USB, dokumente, etj.
Prokurori i rastit Rasim Maloku, ka thënë se nga ky aksion kanë ngrirë gjashtë milionë euro nga të pandehurit dhe familjarët e tyre.
“Deri më tani kemi ngrirë afër 6 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve janë të vetë të pandehurve, kurse një pjesë e tyre janë të familjarëve që dyshohet se kanë përfituar si dobi pasurore nga veprat penale”, ka thënë ai.
Maloku gjithashtu tha se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.
Ndërkaq, Shefi i hetimeve të krimeve të rënda, Agron Haziri, ka thënë se pesë persona janë në kërkim pas aksionit të së enjtes.
“Katër persona të arrestuar, një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, tre janë në mbajtje për 48 orë. Pesë janë në kërkim policor”, shtoi ai.
Kujtojmë se një aksion i tillë ishte zhvilluar edhe më 21 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë aksion u arrestuan dhjetë zyrtarë. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Të shtunën shumë ngrohtë, temperaturat deri në 27C
Ditën e shtunë parashihet mot shumë më i ngrohtë. Fillimisht me intervale më ...
-
“#asnjecentmeshume”, Nis fushata kundër shtrenjtimit të rrymës: Nuk mund të përballohet rritja e çmimeve
Pak orë pasi ZRRE-ja njoftoi se ka propozuar shtrenjtimin e rrymës për 15 për...
-
Kurti merr pjesë në iftarin e shtruar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë
Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i...
-
Thẹret një person në Prishtinë
Një person është therur me një mjet të mprehtë sonte në lagjen “Dardania” në ...
-
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për liderët e Republikës Sërpska
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entiteti...
-
Përleshje fizike mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
Policia e Kosovës sonte ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një pë...
-
Bajrami pas propozimit të ZRRE-së: Në qeverisjen e Kurtit çmimi i energjisë po rritet për herë të tretë
Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të...
-
Protesta e paralajmëruar për nesër në Serbi – Qytetarët ‘‘bllokojnë’’ Beogradin
Gjatë ditës së nesërme është paralajmëruar një protestë në Beogradi, e ci...
-
Bajrami: Sipas Ligjit për Qeverinë, Kurti me ministra duhet të japin dorëheqje sonte
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Momenti kur mjekët i nxjerrin vajzat nga vetura e aksidentuar në Komunën e Ranillugut
Pamje të reja janë publikuar nga aksidenti ku vdiqën dy vajza nga Kamenica. ...
-
Flet doktori që e përcolli ish-presidentin Thaçi në QKUK
Adriatik Berisha mjeku kosovar shoqëroi dje ish-presidentin Hashim Thaçi gjat...
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...