Krejt çka ndodhi në takimin Kurti-Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 03 May 2023
Qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por pajtueshmëri për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.
Ky ishte epilogu i rundit të fundit të bisedimeve midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u zhvillua të martën në Bruksel.
Ndërmjetësuesit evropianë të bisedimeve kërkuan nga palët qasje më konstruktive, derisa shprehën frikë për përshkallëzimin e mundshëm të situatës në veri të Kosovës.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vazhdojnë te kenë qëndrime diametralisht të kundërta lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.
Kështu tha pas takimit shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Ndonëse tha se palët në dialog kanë dallime shumë të mëdha, Borell gjeti vend për optimizëm, duke thënë se në takimin e sotëm “morën një hap simbolik” drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Pikëpamjet e palëve janë shumë të ndryshme për natyrën e këtij Asociacioni. Nuk kam pritur gjë tjetër. Unë kam qenë i sigurt se palët kanë pikëpamje të ndryshme, por edhe nëse nuk janë pajtuar, ato kanë rënë dakord për t’i filluar negociatat për të ardhmen e Asociacionit”, tha Borrell.
“Unë dua t’i nxis të dyja palët që të angazhohen në këtë proces në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim dhe të jenë të gatshme për të arritur kompromise”, shtoi ai.
Ndërsa, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, fajësoi palën kosovare për mos arritjen e marrëveshjes për formimin e Asociacionit.
Ai po ashtu tha se për “çështjen kyçe” të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është e qartë se “Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë viteve më parë”.
“Për mua ishte e qartë. Sot arritëm të mbështetemi në mur. Është e papranueshme për ta në draft për shkak të Kushtetutës së Kosovës, që nuk duan një Republikë Srpska të re. Dhe pastaj arritëm në pikën e tretë, që është situata aktuale. Pas zgjedhjeve të turpshme dhe jolegjitime në veri të Kosovës, ku votuan 3.4 për qind. Si të tejkalohet situata aktuale. BE-ja doli me propozimin e saj, unë e pranova, Prishtina e refuzoi”, tha presidenti i Serbisë pas takimit.
Vuçiqi tha se shpreson që deri në raundin e ardhshëm në nivel teknik do të ketë një reagim nga të tjerët që mund të “ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla”.
“Përndryshe, kam frikë se të gjithë jemi në një qorrsokak të madh. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq.
Kurse kryeministri Kurti, duke folur për Draftin e Statutit të Asociacionit të prezantuar nga pala serbe, tha se ai dëshmon dëshirën serbe për “Republika Srpska” në Kosovë.
Kurti tha se në takimin e sotëm kanë dëgjuar Ekipin Menaxhues që ka prezantuar një draft-statut teksa shtoi se nga ajo se çfarë ka lexuar, ai është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën e ligjshmërinë.
“Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje Ekipin Menaxhues që prezantoi një draft-statut me gjithsej 67 nene dhe më pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë. Çfarë dëgjuam e lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të pakicave sipas standardeve evropiane. Përkundër kësaj do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje andaj me këtë rast propozova një draft-vizion si kryeministër i Kosovës përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10″, ka deklaruar Kurti.
Më tej, kreu i ekzekutivit kosovar tha se ka propozuar një draft-vizion se si do të duhej të ishin vlerat dhe
“Unë kam propozuar një draft vizion se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet, çfarë do të duhej të ishte korniza e cila rregullon çështjen e komuniteteve jo shumicë. Besoj që do të trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit sepse në atë mënyrë do të mund të ndërtojmë diçka të mirë, të drejtë, të dobishme për të gjithë jo vetëm për serbët sepse ata duhet të jetojnë në shtetin tonë të jenë anëtarë në shoqërinë tonë”, theksoi Kurti.
Në takimin djeshëm, Kurti dhe Vuçiq fillimisht miratuan Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.
Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, që kryesoi takimin Kurti-Vuçiq, tha se BE-ja e mirëpret miratimin e kësaj deklarate dhe pret që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”.
“Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ajo është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve”, tha, mes tjerash, Borrell.
Borrell, pas takimit të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se takime do të ketë sërish këtë muaj.
Borrell tha se emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i ftojë sërish shefat e grupit të negociatorëve dhe ekspertët e tyre në Bruksel, së shpejti.
“Bisedimet duhet të vazhdojnë shpejt. Ne duhet të vazhdojmë që ta shtyjmë këtë proces përpara. E falënderoj Miroslav Lajçakun për punën e tij të rëndësishme. Ai do të ftojë kryenegociatorët dhe ekspertët në Bruksel shpejt”, tha Borrelli në këtë konferencë, duke iu referuar Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...