“Krejt bota duhet me ni para meje”, Sami Kurteshi thotë se nuk është në dijeni për aktakuzën ndaj tij
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 30 March 2022
Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se nuk ka njohuri që ndaj tij nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është ushtruar aktakuzë për veprën penale “sulmi”.
“Jo, prej juve po nij, me gjasë qashtu shkon, krejt bota duhet me ni përpara sesa personi i cili është i prekur”, deklaroi Kurteshi, në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Kurteshi akuzohet se më 25 gusht 2021, në selinë e KQZ-së, i ishte drejtuar të dëmtuarit Adnon Berisha me fjalët “djalo ku e ki maskën?” dhe pasi që i dëmtuari nuk përgjigjet atëherë Kurteshi e kapë për krahu atë duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” dhe e shtynë nga mbrapa me dy duart.
Më pas, në këtë prononcim, Kurteshi tha se nuk mund të deklarohet për gjëra që janë të panjohura për të.
“Unë nuk mund të deklaroj dhe të deklarohem për gjëra të panjohura për mua”, shtoi Kurteshi.
Aktakuza e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” rezulton të jetë përpiluar më 21 dhjetor 2021.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sami Kurteshi po akuzohet se më 25 gusht 2021 në selinë e Komisionit të Zgjedhjeve në Prishtinë, me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit Adnon Berisha.
Aktakuza thotë derisa i dëmtuari Berisha ishte duke iu shërbyer me kafe dhe pa maskë të vendosur fillimisht i pandehuri i drejtohet me fjalët “djalo ku e ki maskën?” dhe pasi që i dëmtuari nuk përgjigjet atëherë i pandehuri Kurteshi e kap për krahu të dëmtuarin duke e tërhequr dhe duke i bërtitur me fjalët “ec jashtë” dhe e shtynë nga mbrapa me dy duart.
Me këtë, Kurteshi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Sulm” nga neni 184, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në një vit.
Ndryshe, më 25 gusht 2021 ishte raportuar se Policia e Kosovës (PK) ka nisur hetimet ndaj Sami Kurteshit, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si i dyshuar se ka sulmuar një person.
“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes, me rekomandimin e prokurorit të shtetit është një hetim për rastin “sulm”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndryshe, atë ditë ishte raportuar se Kurteshi ka pasur konflikt fizik me një punëtor të KQZ-së për shkak se mosbartjes së maskës. Këtë gjë, Kurteshi e kishte mohuar duke thënë se raportimet e mediave janë gënjeshtra.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...