Lajme

Kreativiteti i kosovarëve nuk ka fund, tallen me idenë e Shpend Ahmetit për vënien e taksës

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 20 October 2020

Ideja për vënien e taksës prej 10 eurosh për qytetaret e vendeve tjera që dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë, ka ngjallur reagime të shumët në publikë.

Qytetarët këtë ide të Shpend Ahmetit e kanë marrë më shumë humor, shkruan Gazeta Infokus.

Në rrjetet social janë shpërndare shumë batuta për ata të cilët mund të paguajnë këtë taksë.

-Advertisement-

Sa janë kosovarët janë kreativë dëshmojnë edhe fotografitë të cilat Gazeta Infokus ju sjellë më poshtë.

Kujtojmë që Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij ka bërë të ditur se kjo taksë është marrë nga Londra.

“Pra, përvec parkingut me pagesë, ne kemi shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër. Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (taksë e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregullu më së miri këtë sistem”, ka shkruar Ahmeti,

Sipas të parit të kryeqytetit, kjo taksë nuk është diskriminuese për qytetarët e Kosovës./Gazeta Infokus/




Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera