Lajme

Krasta e bën të qartë se s’do të ndërmerr asgjë ndaj Rilind Gërvallës: Nuk jemi policesk, nuk është primare heqja e kokave

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 19 August 2024

Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, është duke dhënë intervistë në RTK ku u pyet se çfarë ndodh me përgjegjësit që transmetuan skandalin e “Slobodna Bosnës”.

Në këtë pyetje, ai tha se nuk është primare “historia e ndëshkimit”.

“Nuk është primare historia e ndëshkimit, neve nuk jemi insititucion policesk, nuk është primare për ne heqja e kokave. Kjo historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe në insititucione të tjera ku ka shqiptarë, që e zgjidh duke e hequr dikë nga pozicioni, nuk zgjidhet problemi por merret vendim për të destabilizuar njerëz. Mua më intereson zgjedhja e problemit”, tha Krasta në RTK, transmeton Express.

-Advertisement-

Ai tha se “heqja e kokave” nuk adreson problematikën është i nxituar “për të kënaqur një lloj dëshire të madhe shqiptare shkatërruese”. Sipas tij, kjo gjë është e padrejtë.

Ai tha se lidhur me këtë ngjarje “krijuam kolegjium njerëzish të rëdësishëm që marrin vesh kah profesioni, vuam një filtër të mënjëhershëm dhe thamë kurrë më në të ardhmen RTK nuk mund të trajtojë një lajm të cilin e krijon vetë ose e merr nga burime të tjera kur ka ndjeshmëri të mëdha pa patur një dakordim të këtij kolegjiumi, nuk do të ndodh më”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera