Krasniqi vs Kashtanov – gjithçka që duhet të dini për duelin e titullit në kategorinë super të mesme
Autori: Gazeta inFokus 00:57 | 02 June 2018
Në krahinën bavareze takohen në duelin kryesor shqiptari nga Kosova me banim në Munich, Robin Krasniqi përballë rusit, Stanislav Kashtanov. Pas këtij dueli, fituesi do të mund të quhet lirshëm kampion i Evroëps, kurse humbës pos që dot ë zhgënjehet, do të ketë një rast unikal të humbur për karrierën.
A do të bëhet Haxhiu sërish kampion i Evropës?
Për shqiptarin nga Kosova nuk do të ishte hera e parë që ai do të shpallej kampion i Evropës. Boksieri 31 vjeçar e fitoi këtë epitet në vitin 2011 pasi në luftën e parë për titull mposhti në katër raunde Abdelkahim Derghal me nokaut teknik, me ç’rast u shpall edhe kampion i Evropës në ËBO në kategorinë gjysmë të rëndë.
Pas një mbrojtje të titullit dhe fitoreve tjera, boksieri kishte edhe një duel për titullin e kampionit të botës në BO ndaj britanikut Nathan Cleverly. Krasniqi kaloi 12 raunde ndaj bartësit të titullit, por me vendim të gjyqtarëve u deklarua i mposhtur nga britaniku. Në Bad Tolz 31 vjeçari e ka edhe një rast që të fitojë një tjetër titull në karrierën e tij.
Statistikat e Krasniqit janë impresive. Ai ka 52 duele të zhvilluara dhe plot 47 herë ka triumfuar. Ai ka 17 nokaute të realizuara ndaj kundërshtarëve.
Vetëm dy humbje për 15 vjet, Stanislav Kashtanov i motivuar ndaj Krasniqit
Në anën e kundërshtarit te rusi Stanislav Kashtanov shihet se ka statistikë ngjashmërisht pozitive. Boksieri 33 vjeçar humbi që prej debutimit të tij në vitin 2003 vetëm dy përballje dhe gjunjëzoi plot 36 herë kundërshtarët e tij. Plot 21 duele ai i përfundoi me nokaut.
Edhe për nga madhësia trupore të dy kundërshtarët janë të ngjashëm. Krasniqi është për herë të parë një centimetër më i shkurtër se sa një kundërshtar i tij. Krasniqi ka një përparësi për gjerësinë e krahëve, plot 10 centimetra arrin të zgjasë krahët më shumë se sa rusi dhe kjo është një përparësi.
Ku ta shikoni duelin Krasniqi – Kashtanov?
Kujtesa ka të drejtat ekskluzive të transmetimit të përballjes për titull të kampionit EBU të shqiptarit nga Juniku me banim në Munich.
Përballja zhvillohet të premtën pas orës 23:00 në Kujtesa Sport.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...