Lajme

​Krasniqi viziton shoqatën “Down Syndrome Kosova”

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 21 March 2022

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi gjatë një vizite sot në shoqatën “Down Syndrome Kosova”, tha se personat me sindromën Down meritojnë kushte më të mira dhe një jetë më të dinjitetshme.

Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës, edhe nga pozicioni opozitar, do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e politikave të nevojshme për të gjithë personat me sindromën Down, për zbatimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Kosovës.

“Në Ditën Botërore të sindromës Down, sot vizitova shoqatën “Down Syndrome Kosova”, ku pashë nga afër aktivitetet dhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë kjo shoqatë në avokimin dhe ngritjen e vetëdijesimit për nevojat e personave me sindromën Down. Ata janë pjesë e kësaj shoqërie që duhet t’i mbështesim çdo ditë, jo vetëm me mekanizma ligjorë, por edhe duke ua hapur perspektivën përmes krijimit të kushteve më të favorshme për ta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Ai shtoi se përkrahja për fëmijët me sindromën Down dhe familjet e tyre, nuk duhet të mungojë asnjë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera