Krasniqi u dhuron lule grave të partisë: Ka ende shumë punë për barazi gjinore
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 08 March 2023
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar koleget e tij partiake.
Pas takimit me to, ai tha se duhet të bëhet edhe më shumë për të siguruar barazi gjinore.
“Takova sot koleget e PDK-së të cilat kanë pozicione udhëheqëse, deputetet, anëtaret e Kryesisë, Kryesueset e Kuvendeve Komunale dhe Nënkryetaret e Komunave, të cilat i falënderova për angazhimin dhe shembullin e përditshëm që japin në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri”.
Pas takimit me to, ai tha se duhet të bëhet edhe më shumë për të siguruar barazi gjinore.
“Megjithëse kjo është një ditë kushtuar festimit të arritjeve sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave – është edhe një përkujtim se misioni për barazi gjinore nuk ka mbaruar dhe kërkon ende shumë punë për t’u bërë”.
Krasniqi tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, gratë në Kosovë ballafaqohen akoma me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, për të cilat shtoi se është tejet e rëndësishme që të vazhdojnë t’i mbështesin.
“Pikërisht për këto arsye, jam tejet i lumtur dhe krenar që si Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, për herë të parë në Kosovë dhe rajon, kemi marrë vendimin për të zbatuar barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha nivelet e udhëheqjes dhe vendimmarrjes në parti”.
Sipas Krasniqit, inkurajimi i pjesëmarrjes së grave në politikë dhe në udhëheqje është thelbësor për fuqizimin e rolit të gruas dhe barazisë gjinore.
“Kur gratë kanë përfaqësim të barabartë në udhëheqje, zëri i tyre dëgjohet më shumë dhe nevojat e tyre adresohen. Përmes këtij vizioni, ne do të përkushtohemi që të krijojmë politika dhe veprime më të mira që promovojnë dhe avancojnë të drejtat e grave. Vetëm duke fuqizuar gratë përmes arsimit, kujdesit shëndetësor, mundësive ekonomike, ndryshimit të qëndrimeve shoqërore dhe promovimit të lidershipit politik dhe ekonomik, gratë mund të përmbushin potencialin e tyre të plotë dhe të shtojnë ndikim e madh pozitiv që mund ta kenë për shoqërinë dhe shtetin. Po, ka ende shumë punë për t’u bërë – Po, jemi të vendosur që këtë punë ta bëjmë së bashku”.
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...