Lajme

Krasniqi tregon se çka u bisedua me Alibin Kurtin!

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 17 May 2017

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka konfirmuar takimin e sotëm me kandidatin e mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti.

Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se takimi me Kurtin ka qenë i aranzhuar më parë.

“Jam takuar me Hydën dhe Albinin. Takimi ishte i caktuar më herët!” , ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Ai tutje ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në media se takimi i tij me Kurtin ka qenë për arsye se Nisma po shqyrton mundësin e largimit nga koalicioni i arritur mbrëmë me AAK-në dhe PDK-në.

“Jo, nuk është biseduar për kurrfarë tërheqje”, u shpreh Krasniqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera