Lajme

Krasniqi: Të gjithë këta v*asës janë me të kaluar krimi nale, shteti ishte në dijeni për dhu*ën ndaj grave

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 16 April 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së grave në Ferizaj e Pejë, duke e quajtur të frikshme dhe të tmerrshme, shkruan Gazeta Infokus.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se vrasësit ishin me të kaluar kriminale dhe se shteti ka qenë në dijeni për dhunën ndaj grave.

“Dy vrasje të grave brenda një jave në Kosovë. E frikshme. E tmerrshme. E papranueshme. Të gjithë këta vrasës janë me të kaluar kriminale, shteti ishte në dijeni për dhunën ndaj grave, është bashkëfajtor sistemi i drejtësisë. Të rizgjohet  pushteti e të mos mjaftohet vetëm me deklarata. Vrasja e grave është urgjencë kombëtare”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera