Lajme

Krasniqi tallet me LDK-në dhe VV-në: Dojnë me u ça për pozita

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 04 December 2019

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka ironizuar me partitë në koalicion, LDK dhe LVV të cilat nuk po gjejnë gjuhë mirëkuptuese.

Krasniqi ka thënë se këto parti kanë ideologji dhe koncepte të kundërta, sipas tij për program e koncepte u morën vesh ndërsa dojnë me u ça për pozita, shkruan gazeta inFokus.

“Dy parti ideologjikisht dhe konceptualisht të kundërta ekstremisht, për program e koncepte u morën vesh tepër lehtë! Por për pozita dojnë me u ça.
Kam mendu që këta “parimorët që e zotërojnë moralin dhe të vërtetën” mund të prishen veç për koncepte e parime. Pozitat nuk janë të rëndësishme në kauzën për “ndryshimin” e Kosovës. Për pozita janë përla pushtetet e kaluara por kishe ky i riu është ndryshe ?
Por jo ? Nuk prishen për koncepte dhe parime sepse s’kanë rëndësi ato: mund të ndryshohen kurdo. Prishen veç për pozita, sepse këto s’i lëshojnë dot”, është shprehur Krasniqi./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera