Krasniqi takon kandidatët e PDK-së për kryetarë në komunat veriore – kërkon nga Qeveria angazhim për këtë proces
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 19 April 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është takuar me kandidatët për kryetarë të komunave veriore – për të cilat të dielën do ta ketë zgjedhje lokale.
Kandidatët e PDK-së janë Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan.
”Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, të mërkurën.
“Ndonëse procesi i votimit do të organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre”, ka deklaruar ai.
Situata në Veriun e Kosovës nuk ka qenë e qetë gjatë muajit të fundit, për këtë Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mirëmbajnë këtë proces.
”Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor”, ka shkruar ai.
Zgjedhjet në Veri ishte paraparë të mbahen dhjetorin e vitit 2022, por situata ishte e tensionuar dhe ato ishin shtyrë për në prill.
Nevoja për zgjedhje erdhi pasi kryetarët e komunave serbe që ishin nga Lista Serbe kishin dalë nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...