Sport

Krasniqi takohet me Merkel, tregon për çka e falënderoi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 18 September 2017

Boksieri Luan Krasniqi është takuar me kancelaren gjermane Angel Merkel.

Ish-kampioni i Evropës në boks, Luan Krasniqi është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme në Gjermani.

Ndër të tjera ai ka thënë se e ka falënderuar Merkelin për ndihmën ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar.

-Advertisement-

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, sëbashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë. Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, shkruan Krasniqi në Facebook. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera