Krasniqi: Serbët e dorëhequr, s’guxuan të më pranojnë në zyrë nga Vuçiqi
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 27 December 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se te kryetarët serbë të dorëhequr nga komunat e veriut, vazhdimisht kanë pasur presion mbi ta e familjet e tyre nga bandat e presidentit serb, Vuçiq.
Madje ministri Krasniqi tha se kryetarët e këtyre komunave, nuk kanë guxuar ta pranojnë atë në zyrat e tyre, për shkak të presidentit serb dhe kërcënimeve të tij.
Ministri theksoi presioni mbi serbët të veriut, ishte i vazhdueshëm edhe pa vendosjen e barrikadave në pikat kufitare me Kosovës.
“Presioni është i jashtëzakonshme mbi serbët e veriut, mbi ata e familjet e tyre, nga bandat kriminale të Vuçiqit në veri të veri të vendit. Kjo ndikon që ata të rezervohen shumë në situatën në të cilën jetojnë. Vazhdimisht kemi komunikim me qytetarë përmes mesazheve, që u thonë atyre të mos i pranojnë më zyrtarët e dorëhequr nga komunat e veriut, për shkak se ka serbë tjerë që dëshirojnë të jenë pjesë e institucioneve tona. Barrikadat jofizike në veri për politikanët serbë kanë qenë vazhdimisht, unë kam pasur vizita të rregullta në komunat e veriut, s’kanë guxuar të na pranojnë në zyre, konkludimi i tyre ka qenë: nuk guxojmë të ju pranojmë në zyre për shkak të Vuçiqit. Kjo tregon shumë, që serbët lokal të veriut, kishin pas dëshirë të integrohen e zhvillohen, por kjo pamundësohet nga politika hegjemoniste nga Beogradi./Gazeta 10
Të tjera
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite disa projektligje e raporte
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Policia e Kosovës mban ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës sot duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fushor ...
-
Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi ...
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....