Krasniqi: Qeveria Kurti ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë ekonomike që ka kapluar vendin
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 23 August 2022
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka hequr dorë nga çdo përpjekje serioze për të ndihmuar vendin të përballojë krizën ekonomike me të cilën po ballafaqohet.
Krasniqi ka thënë se përkundër rritjes së çmimeve, Qeveria e Kosovës ka shfaqur vendosmëri të lartë për të refuzuar çdo rekomandim që do të ndikonte në frenimin e rritjes së çmimeve, por edhe rekomandimet për rritje të pagave në kohën kur inflacioni në Kosovë ka arritur në nivele rekorde.
Kreu i PDK-së ka kritikuar edhe qasjen e Qeverisë në menaxhimin e krizës energjetike, gjë që sipas tij paraqet një paralajmërim të përafërt lidhur me atë se çka na pret në muajt e dimrit.
“Në kohën kur të gjithë kishin sytë nga rritja e çmimeve, qytetarëve të Kosovës iu prezantua edhe një sfidë e re – ajo e reduktimeve të energjisë elektrike në mes të verës.
Dështimi për ta furnizuar vendin me energji elektrike, madje edhe gjatë kësaj periudhe, paraqet paralajmërimin më të përafërt lidhur me atë se çka mund të presim për muajt që pasojnë, sidomos në stinën e dimrit”, shkruan ai ndër të tjera.
Tutje Krasniqi ka thënë se sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, pikërisht gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës, ka bllokuar pothuajse në tërësi investimet publike kapitale
“Sikur të mos mjaftonin këto goditje për ekonominë, pikërisht gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës, ka bllokuar pothuajse në tërësi investimet publike kapitale. Shkalla e realizimit të investimeve publike kapitale deri në muajin qershor paraqet vetëm 11% të shpenzimeve të planifikuara për vitin 2022 për këtë kategori.
Me këtë, ekonomisë së vendit po i mohohet një burim shumë i rëndësishëm i gjenerimit të aktivitetit ekonomik, përderisa vlera reale e depozitave të grumbulluara nga Qeveria çdo ditë e më tepër po bie si rezultat i inflacionit dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve.
Si pasojë e këtyre kushteve, parashikimet e fundit lidhur me rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2022 sugjerojnë një normë të rritjes prej vetëm rreth 2.5%”, shkruan kreu i PDK-së.
Postimi i plotë:
Të tjera
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...
-
Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brends...
-
Shala për “Superpunën”: Shembull flagrant i shkeljes ligjore dhe keqpërdorimit financiar
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se projekti i Ministrisë së Financave...
-
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar...
-
KPK dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit i përgjigjen sulmeve të Hekuran Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë re...
-
Rrạhu gruan dhe vajzën, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Në Shtërpcë është arrestuar një person, pasi që në gjendje të dehur, dyshohet...
-
Kanosi dy gratë e familjes duke i kërkuar të dilnin nga shtëpia, dërgohet në mbajtje gjilanasi
Një burrë është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se ka kanosur dy femra koso...
-
Takimi i radhës në kuadër të dialogut, në dhjetor
Takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të ...