Lajme

Krasniqi: Qeveria e re me më pak ministri

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 24 June 2017

Qeveria në largim kishte më se 21 ministri dhe secila ministri i kishte nga dy a më shumë zëvendësministra.

 Ky numër i madh i ministrive dhe zëvendës ministrave, sipas Jakup Krasniqit nga NISMA për Kosovën, duhet të ndryshojë në Qeverinë e ardhshme.

Krasniqi u shpreh se nuk është e nevojshme që vendi ti ketë më shumë se 15 ministri dhe secila prej tyre vetëm nga një zëvendës ministër.

“Është tepër i madh në raport me mundësitë buxhetore që i ka Kosova. Do të thotë maksimumi duhet të jenë 15 ministri. Mendoj se edhe aq shumë janë. Kurse edhe numri i zëvendës-ministrave duhet të jetë qaty-diku”, tha Krasniqi për Tribuna Channel.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera