Krasniqi: Procesi i zgjedhjeve në veri do të determinohet ditëve në vijim

Autori: Gazeta inFokus
12:24 | 21 August 2023
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se procesi i zgjedhjeve në veri do të determinohet ditëve në vijim dhe se udhëzimi administrativ që mundëson peticion për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.
Ai nuk dha detaje në lidhje me punën e grupit punës për hartimin e udhëzimit administrativ që mundëson nisjen e peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, veçse tha se deri më tani janë mbajtur dy takime.
“Deri tash gjithçka është në rregull, grupi punues ka pasur dy takime. Dhe unë nuk mund të diskutojë mbi një udhëzim administrativ të cilin ende nuk e kemi për konsultim publike dhe unë ende nuk mund të jap asnjë detaj shtesë”, deklaroi Krasniqi.
I pyetur se cilat janë hapat që do të ndërmarrin për zgjedhjet në veri, Krasniqi u shpreh se ky proces do të determinohet ditëve në vijim.
“Është një proces i cili do të determinohet ditëve në vijim. Si ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra. Kjo nuk është për veriun, kjo mund të aplikohet nesër edhe për kryetarin e Gjakovës dhe cilindo kryetar të Kosovës, kështu që në këtë moment nuk dua të diskutojë më shumë rreth produktit, sepse në fund të muajit do të kemi një produkt nga grupi punues”, tha ai.
Këto deklarata ministri Krasniqi i bëri pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe vizitës ne fillimin e punimeve në segmentin rrugor “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë.

Të tjera
-
Djali i Jakup Krasniqi reagon pasi Specialja refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm: Kjo dëshmon se do t’i dënojnë krerët e UÇK-së
Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lir...
-
Bislimi: Vonesat për fondet e BE-së nuk janë përgjegjësi e Kosovës, marrëveshja do të ratifikohet
Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka folur për fondet që Kosova...
-
Qelaj shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemit me mbeturina
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar me avokatin e Popullit, Naim Qel...
-
KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen ku ka vendosur që të ...
-
Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje merr pjesë edhe Xherdan Shaqiri
Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, që është vizita e parë e një ...
-
FMN-ja vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë pritet të mbetet 4 për qind
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar shqyrtimin e katë...
-
Osmani pritet me ceremoni zyrtare nga Keller-Sutte, numër i madh i kosovarëve dalin në Bern
Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutte, e ka pritur me ce...
-
Bashkatdhetarët në Bernë me pritje madhështore për Osmanin
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë shtetërore në Zv...
-
Vaksinimi kundër gonorresë nis për herë të parë në botë në Angli
Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të nisë vaksinimin e njerëzve ku...
-
Masa*kra në Stagovë të Kaçanikut, Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Stagovë të Kaçan...
-
Kërcënimet me jetë ndaj presidentes Osmani, deklarohet Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale e ka autorizuar njësinë përkatëse të Policisë së Kosovës ...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident tejet i rëndë në Bresje, shikoni si vetura mbetet e rrotulluar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture në Bresje , sh...