Lajme

Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim, miku ynë i çmuar

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 19 December 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur ne takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se i shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovës.

“Pata nderin të pres në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – mikun tonë të çmuar, Jeffrey Hovenier. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ndryshe ka bërë të ditur se ambasadorit Hovenier i ka dhuruar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona.

“Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!”, ka shkruar Krasniqi tutje në postim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera