Lajme

Krasniqi priti ambasadorin italian, flasin për zhvillimet aktuale

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 06 November 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e kësaj partie, ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Sipas njoftimit të Krasniqit në Facebook, ata kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

“Në këtë takim, folëm edhe për vizionin dhe programin e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Kosovës i duhet një qeveri që i ruan raportet e mira me aleatët dhe synon integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në postim.

-Advertisement-

Krasniqi tutje ka shprehur falënderimet për mbështetjen e De Riut ndaj Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera