Lajme

Krasniqi pret në zyre drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së: Të shqetësuar me vendimet e Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 22 August 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti duke qenë e paaftë, po bën shkelje ligjore, referuar çështjes së vendimit të ri për pajisjen me tekstet shkollore, ku përgjegjësia e blerjes së librave, do t’u bartet prindërve.

Ai lidhur me këtë nismë, për të shprehur shqetësimin, bën të ditur që sot, në selinë e partisë, ka pritur Drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së, nëpër komunat ku qeverisin apo bashkëqeverisin.

”Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kam pritur Drejtorët e Departamenteve të Arsimit nga radhët e PDK-së, nëpër komunat ku qeverisim apo bashkëqeverisim. Bashkë diskutuam dhe ngritëm shqetësimin e thellë për skandalin e fundit të Qeverisë Kurti, në lidhje me mos-furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.

-Advertisement-

Paaftësia dhe shkeljet ligjore të kësaj Qeverie, për të dytin vit me radhë në arsim, vetëm dhjetë ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, po dëmtojë shumë nxënësit dhe familjet, duke u shkaktuar vështirësi të reja, por edhe shpenzime të mëdha për familjet kosovare.

Pabarazia, e cila po u ofrohet si zgjidhje familjeve kosovare, ka qenë e tejkaluar që para 15 viteve nga vendimet e PDK-së, me dhënien e librave falas për çdo nxënës. Barrën e paaftësisë qeverisëse, padrejtësisht dhe me fajin e pushtetarëve, do ta vuajnë vetëm qytetarët e vendit tonë!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera