Lajme

Krasniqi pret delegacionin austriak: PDK është e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me aleatët tanë ndërkombëtarë

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 19 June 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot në selinë e partisë ka pritur delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli.

“PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë  ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, thotë Krasniqi.

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Pata kënaqësinë të pres sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli, ku diskutuam për raportet e shkëlqyeshme mes dy shteteve tona dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit tonë bilateral.

Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme.

PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë  ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera