Lajme

Krasniqi: Populli i Kosovës është me Turqinë në këtë periudhë të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 06 February 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar presidentin turk Erdogan dhe familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.

Postimi i tij:

-Advertisement-

Mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme.

Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk.

Presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera