Krasniqi: Politikanët vazhdojnë t’i mashtrojnë votuesit
Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 17 September 2017
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi ka thënë se të gjithë politikanët në vend po i mashtrojnë qytetarët në mënyrë që t’i marrin votën.
Sipas tij është evidente tek të gjithë politikbërësit, duke mos e përjashtuar as partinë e vet, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë në Facebook:
Komunikim e degraduar si ta kthejmë në komunikim të kulturuar?
Kur të bërit e të marruarit me politikë ka vetëm përfitimin e parasë publike, por jo qëllimin e shërbimit të publikut, krijimin e shtetit të se drejtës, shtetit që krijon vende pune, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin me arsim të avancuar e shëndetësi publike, politikës i mbetet vetëm një qellim: mashtrimi i votuesve për t’ia marrë vetëm votën.
Kjo është evidente të të gjithë “politikëbërësit” tanë?! E veçmas ata që janë në krye të piramidës politike!
Ne situata të tilla, intelektualët e mbetur jashtë politikës, njerëzit e arsimit, të dijës e të edukimit me mediumet oponente që kanë qellim krijimin e opinionit publik, duhet t’i orientojnë e edukojnë qytetarët me kulturën e mirëfilltë kombëtare dhe dialogun me kulturë e edukatë që po i mungon shumë kohës sonë, mbase jo vetëm politikës.
Ndërprerja e komunikimit të degraduar në shoqërinë tonë, do t’i jepte një fillim të ri vendit e kombit tonë! Te kundërshtohemi, të polemizojmë ndonjëherë dhe ashpër, por ama me fakte e argumente, se mendimi uniformë nuk na duhet në asnjë segment të jetës!
A mundemi?
Kam besim e shpresë se mundemi, por jo kështu si ecëm deri tani në vitet e çlirimit e të pavarësisë. Na duhet një fillim i ri komunikimi në politikën shqiptare përgjithësisht!
Të tjera
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...