Lajme

Krasniqi: Polici që e arrestoi Molliqajn është militant i VV-së në Facebook, do ta paraqesim në IPK

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 17 June 2022

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një konference për media ka bërë të ditur se do të paraqesin rast në Inspektoratin Policor për policin Blerim Shala, që sipas Krasniqit, i njëjti ka përdorur dhunë në arrestimin e djeshëm të Dardan Molliqajt.

Krasniqi, urdhër-arrestin për Molliqajn e konsideroi si të jashtëligjshëm, ashtu siç e konsideroi edhe arrestimin, pasi sipas tij, në vendimin e gjykatës thuhet se Molliqaj duhet të arrestohet veç në periudhën kohore prej orës 08:00 deri në 16:00.

Ai tha se edhe policët e dinin se arrestimi ishte i jashtëligjshëm, por arrestimi duhej të ndodhte sepse siç Krasniqi i citon policët, ata thanë se “patëm shumë presion për lart”, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Për policin Shala, Krasniqi thotë se i njëjti në llogarinë e tij në Facebook gjatë gjithë kohës bën postime në mbështetje të qeverisë dhe shanë deputetët e opozitës.

“Polici Blerim Shala, i cili përdori dhunë dje nga postimet e tij në Facebook shihet se është qartë militant i VV-së duke shpërndarë postime të ministrit Sveçla, u thotë “hiena” kundërshtarëve të presidentes Vjosa Osmani, i cili i quan deputetët e opozitës “gërdi” dhe shpërndanë gjatë gjithë kohës postime pro qeverisë”.

“Pra, jemi duke folur qartë për një militant të VV-së. I cili, jo që suspendohet nga puna kur bën postime politike, por atë e ndërsejnë që të dal e t’i rrah aktivistët e PSD-së në rrugë”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Këto ngjarje, Krasniqi i quajti forma të kapjes së shtetit, forma të totalitarizmit dhe përdorim të policisë e gjykatave për qëllime politike.

Kujtojmë se Molliqaj kishte një urdhër-arrest të lëshuar nga gjykata pasi i njëjti nuk është paraqitur në polici në lidhje me rastin e rrahjes ku i përfshirë ishte ai dhe deputeti i VV-së, Haki Abazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera