Lajme

Krasniqi përkujton zhdukjen e Ukshin Hotit: Asnjë informatë rreth tij

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 16 May 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar në përvjetorin e zhdukjes së vepritmarit shqiptar, Ukshin Hotit.

Krasniqi ka shkruar pikërisht për zhdukjen intelekutalit shqiptar.

”Ishte e diel, 16 maj i vitit 1999. Kosova po digjej në flakë, e mijëra të burgosur po mbaheshin padrejtësisht nëpër shumë burgje serbe, brenda dhe jashtë Kosovës. Ndër ta, edhe profesor Ukshin Hoti – i cili po vuante dënimin prej pesë vitesh në burgun e Dubravës.  Atë ditë pushimi, ditë krejt e pazakontë për lirimet nga burgu, dy roje shoqërojnë Profesor Hotin nga çelia nëpër korridorin që dërgonte jashtë. Nga ai moment, Ukshin Hoti nuk është më“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

-Advertisement-

Më tutje ai ka thënë se nuk ka asnjë lajm për fatin e tij.

”Asnjë fjalë. Asnjë lajm. Asnjë informatë. I munguar, sot e 24 vjet.  I zhdukur dhunshëm nga duart e shtetit serb, natyrisht, me paramendim. Megjithatë, i munguar vetëm fizikisht, sepse, si veprimtar, intelektual e atdhetar, përgjatë gjithë veprimtarisë së tij, Profesor Hoti ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e vendit tonë“.

”Prandaj, ne nuk do të zmbrapsemi asnjëherë duke kërkuar drejtësi e përgjegjësi për zhdukjen e dhunshme të Profesor Hotit. Njejtë si edhe për të gjithë 1617 qytetarët e Kosovës të zhdukur me dhunë e të cilët figurojnë akoma të pagjetur. Sepse ata, të gjithë, janë plaga jonë e hapur. Janë dhembja jonë e përditshme“, ka shkruar Krasniqi në Facebook. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera