Lajme

Krasniqi për v*asjen e 21-vjeçares: Sot rëndësi kanë veprat e të gjitha organeve të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 12 April 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj dhe plagosjes së 15-vjeçarit.

Krasniqi tha se ajo ishte 21 vjeç dhe e kishte një djalë, ndërsa jeta e saj, pa filluar ende mirë, sot u shua nga ish-bashkëshorti i saj.

“Një tragjedi që shkakton shumë dhembje dhe e cila nuk mund të përmblidhet me fjalë. Fatkeqësisht, një krim që vjen dhe ripërsëritet muaj pas muaji në vendin tonë”.

-Advertisement-

“Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot, rëndësi kanë veprat. Jo vetëm ato të organeve të drejtësisë, por të të gjitha mekanizmave të shtetit – politik dhe administrativ”, shkroi Krasniqi.

Tutje, ai tha se Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur e ku nuk ka ndëshkueshmëri maksimale.

“Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra. Emri i saj ishte Erona. Ajo ishte 21 vjeç. Ngushëllimet më të thella familjes”, tha ai.

Sot rreth orës 14:40 një person ka vrarë ish-gruan e tij 21 vjeçare dhe vëllain e saj 15 vjeçar, teksa i njëjti është arrestuar nga policia rreth orës 15:15.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera