Lajme

Krasniqi për Kusari-Lilën: Ka pasur urdhër nga Albin Kurti, ajo të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Radoiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 09 October 2024

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas audio-incizimeve të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq duke thënë se për këto koordinime ka pasur urdhër nga Kryeministri Albin Kurti.

Këto janë pazare në dëme të Republikës së Kosovës ka thënë deputetja e LDK-së në një postim të bërë në Facebook.

Reagimi:

-Advertisement-

E vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiciqin për çdo veprim e votim në Kuvend.

Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave?

Pazare në dëme të Republikës.

Ju ka ardhur fundi Kryeministër.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera