Lajme

Krasniqi për fitoren e Argjentinës: Botërori 2022 kishte rezervuar një finale të ëndrrave për të gjithë ne

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 18 December 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka reaguar në lidhje me fitoren e Argjentinës, e cila njëkohësisht e bëri Kampione të Botës.

Krasniqi ka thënë se Botërori 2022 kishte rezervuar “një finale të ëndrrave për të gjithë ne, e veçanërisht për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave”.

“Ka qenë privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij. Sot, kurora në kokën e tij është e pakontestueshme”, ka shkruar më tej kreu i PDK-së.

-Advertisement-

Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar ndaj Francës nga penalltitë në finalen e kampionatit Botëror, kështu duke u bërë Kampione Botës.

Golat për Francën i shënoi Kylain Mbappe gjithsej tri, ndërsa për Argjentiën, shënuan Lionel Messi nga penalltia në minutën e 23-të, pastaj Di Maria në minutën e 36-të, dhe përsëri Messi në minutën e 108-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera