Lajme

Krasniqi për arrestimin e asamblistit të PSD’së nga policia serbe: Osmani e institucionet tjera të reagojnë

Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 16 December 2020

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit, Blerim Maqastena, nga autoritetet serbe në Merdarë.

Krasniqi në Klan Kosova tha se ky arrestim shpërfaq inferioritetin e Kosovës karshi Serbisë.

“Ne e kemi shok dhe bashkë aktivist dhe kjo çështje është me e ndjeshme për neve edhe për shkak të afërsisë që e kemi me të. Por, para se të gjithave çështja e arrestimit të Blerimit për neve shpërfaqë më shumë inferioritetin e Republikës së Kosovës më saktësisht Qeverisë karshi Serbisë sepse jemi duke folur për një rast i cili proceduralisht është dashur të kalohet jashtëzakonisht lehtë”.

-Advertisement-

“Gabimisht kanë kaluar kufirin dhe i kanë njoftuar autoritetet e Kosovës që e kanë kaluar gabimisht kufirin për shkak të mjegullës, janë njoftuar edhe autoritetet e Serbisë që dyshohet se dy qytetarë e kanë kaluar gabimisht kufirin dhe prapë trajtimi që iu është bërë është sikur janë dy kriminelë”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi mes tjerash theksoi se institucionet shtetërore do duhej të bënin më shumë për këtë rast.

“Është dashtë që institucionet e Republikës së Kosovës prej ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e tutje të reagojnë në një mënyrë më të ashpër dhe të bëjnë më shumë presion për këtë rast sepse jemi duke folur për qytetarë të Republikës së Kosovës”.

“Kjo tregon se nëse je qytetar i Republikës së Kosovës mundesh gabimisht me u arrestu në një vend tjetër dhe kurfarë mbështetje dhe mbrojtje nga qeveria e Kosovës dhe kjo për ne është aspekti më poshtërues dhe më i turpshëm i kësaj situate sepse po flasim për një rast që do duhej të trajtohej dhe procedohej në mënyrë të rregullt dhe të liroheshin menjëherë. Por për shkak të problemit politik që kemi me Serbinë ky rast është bërë i tillë që Blerim Maqastenës madje i është caktuar edhe paraburgim”.

“Kjo tregon se nëse je qytetar i Republikës së Kosovës mundesh gabimisht me u arrestu në një vend tjetër dhe kurfarë mbështetje dhe mbrojtje nga qeveria e Kosovës dhe kjo për ne është aspekti më poshtërues dhe më i turpshëm i kësaj situate sepse po flasim për një rast që do duhej të trajtohej dhe procedohej në mënyrë të rregullt dhe të liroheshin menjëherë. Por për shkak të problemit politik që kemi me Serbinë ky rast është bërë i tillë që Blerim Maqastenës madje i është caktuar edhe paraburgim”, deklaroi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera