Lajme

Krasniqi: PDK nuk ka vija të kuqe për koalicione nëpër komuna

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 17 November 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se partia e tij nuk përjashton marrëveshjet politike në nivel lokal.

“Nuk i përjashtojmë koalicionet me asnjë parti politike dhe asnjë kryetar, pavarësisht se nga vijnë”, ka thënë Krasniqi.

“Besoj se politikat lokale duhet ta kenë dinamikën e veçantë të veten. Mbështes degët tona për koalicione dhe do t’i kontaktoj nga jave e ardhshme. Vendimmarrjen jam i prirur t’ua lë atyre. Ju mbetet atyre që t’i marrin vendime e tyre. Kjo do të vlejë ku jemi të ftuar dhe ku do të ftojmë për koalicione”.

-Advertisement-

Krasniqi ka theksuar se elektorati nuk mund të kontrollohet nga subjektet politike, kur është fjala për të votuar.

“Partitë kanë strukturat e tyre që mund të ndikojnë, por kjo nuk do të thotë që rrjedhë deri te qytetari i fundit. Nuk i di 19 mijë votat e Uran Ismailit askush në Prishtinë”, tha ai në KlanKosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera