Lajme

Krasniqi: PDK-ja do ta ofrojë një alternativë të re për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 02 October 2024

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se draft statuti aktual i Asociacionit nuk e respekton Kushtetutën e Kosovës.

“Drafti aktual, jam i bindur që del jashtë Kushtetutës, në dy pika sidomos në preambulat ku përmendet rezoluta 1244, dhe tek arbitrazhi që përdoret si instrument për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet potenciale të ardhshme mes Asociacionit dhe institucioneve të nivelit qëndror. Pa u hek këto dy pika, unë nuk besoj që ky draft mundet me shku në hapa më tutje”

Krasniqi tutje ka thënë se PDK-ja ne programin e asaj qeverisë do ta ofrojë një alternativë të të re për Asociacionin.

-Advertisement-

“Këta nuk e kanë turpëru vetëm shtetin, por edhe vetvetën. Në fund të fundit, kemi edhe emra dhe mbiemra pavarësisht pozitën që I kemi, por dëmin shtetit ia kanë bë, në kuptimin e nifar palaqolloku me të cilën janë sjell në raport me disa prej liderëve të rëndësishëm global.

Une e di që është e pamjaftueshme por jam i bindur 99% se është shume e arritshme me u diskutu ajo çështje, unë e njohë Lajçakun ndoshta sjam taku me të sa është takuar Bislimi e Kurti,  krejt ndryshe ka mujt me shku procesi ne kemi mujt me shkru draftin vetë, ne do e ofrojmë alternativën tonë edhe për Asociacion”, tha Krasniqi në rtv21.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera