Lajme

Krasniqi pasi asamblisti i LVV-së dëmtoi pajisjet në Kuvendin e Prishtinës: E vandalizuan Kuvendin e Kosovës për disa vite tani filluan me atë të kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 09 December 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pasi shefi i asmablistëve të Lëizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla dëmtoi pasijet në Kuvendin e kryeqytetit pas votimit të buxhetit.

Krasniqi ka thënë se partia në pushtet fillimisht vandalizoi Kuvendin e Kosovës për disa vite e tani po ë bën të njëjtën edhe me kuvendin e kryeqytetit.

Deputetja ka thënë se Vetëvendosja po mundohet ti bllokojë projektet në kryqytet aty ku e ka pushtetin LDK-ja duke thuar se ndryshimi është i domosdoshëm.

-Advertisement-

“E vandalizuan Kuvendin e Republikës për disa vite, tani e vandalizuan Kuvendin e Kryeqytetit. I bllokuan qytetarët për të lëvizur në Bashkimin Evropian për disa vite, e tani po tentojnë t’i bllokojnë projektet e Kryeqytetit. Ndryshimi është i domosdoshëm”, ka thënë ajo.

Sot në mbledhjen e Kuvendit në Komunën e Prishtinës ku po votohej për buxhetin e vitit 2025, pas votimi, shefi i asmablistëve shkatërroi disa pajisje në shenje revolte.

Pasi u bë publike në media video e tij ku ai pamëshirshëm dëmtonte pajisjet në Kuvend, Sveçla ka njoftuar se për këtë ka marrë ftesë të paraqitët në Policinë e Kosovës./Gazeta Infokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera