Lajme

Krasniqi pas takimit me Lajçak: Na u tha që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, por “dreqi fshihet në detaje”

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 07 November 2023

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Krasniqi ka deklaruar se Lajçak i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës,

“Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është draft që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

I pari i PDK-së shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin e draftit për Asociacionin.

“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se në këtë takim ka shprehur edhe qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin e dialogut.

“Shpreha qëndrimet e PDK-së që ne besojmë që duhet të ketë vendosmëri më të madhe për të shkuar përpara në proces, por mbi të gjitha të ketë më shumë transparencë, sepse po flasim për një nga pjesët më kontraverse që kanë preokupuar skenën politike të Kosovës për vite me radhë, pra draftin e Asociacionit”, tha Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se ka kërkuar nga Lajçak që sa më parë Kosovës ti hiqen sanksionet nga BE-ja sepse nuk e konsideroj që është qasje e drejtë aq më pak pas sulmit të 24 shtatorit ku shihet qartë që ka pasur involvim të shtetit serb.

Kryetari i PDK-së, gjithashtu tha se është për tu kritikuar qasja e Qeverisë me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera