Lajme

Krasniqi njofton se themelorja ia shtynë vendimin për lejet ndërtimorë në Graçanicë: Nuk heshtim ndaj praktikave diskriminuese

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 01 August 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka njoftuar ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, lidhur me aktvendimin që shtynë ekzekutimin e një Rregullore diskriminuese të Komunës së Graçanicës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Ministri Krasniqi.

‘’Sapo jam njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerrë aktvendim duke shtyrë ekzekutimin e një Rregullore diskriminuese të Komunës së Graçanicës derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor.Nga viti 2018 e deri me tani, kur ne e kundërshtuam këtë Rregullore diskriminuese, shumë kërkesa dhe procedura pronesore  të qytetarëve, kryesisht shqiptarë, janë refuzuar nga komuna e Graçanicës, duke ua pamundësuar në këtë mënyrë qytetarëve disponimin e lirshëm dhe ligjor të pronës së tyre’’, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Më tutje ai ka thënë se si Ministri nuk do të heshtin ndaj praktikave diskriminuese./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera