Lajme

Krasniqi në Kongresin e ALDE-n, uron kryetaren e re të liberalëve dhe demokratëve të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 07 October 2024

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë fundjavë, në Lisbonë të Portugalisë, zhvilloi punimet Kongresi i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës, ku Partia Demokratike e Kosovës është anëtare me të drejta të plota.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me një pjesëmarrje të madhe të partive anëtare nga e gjithë Evropa, zgjodhën edhe kryetaren e re dhe gjashtë nënkryetarë të ALDES-s, për mandatin e ardhshëm.

“Jam shumë i lumtur që në këtë periudhë ALDE-n do ta drejtoj mikja ime, e PDK-së dhe e Kosovës, eurodeputetja gjermane Svenja Hahn. Si rëndom, edhe ky Kongres, ishte një mundësi e mirë për të takuar liderë dhe përfaqësues të shumtë politikë nga shtete të BE-së dhe më gjërë, me të cilët diskutuam për të thelluar bashkëpunimin tonë”.

-Advertisement-

“Së bashku me partitë anëtare të ALDE-s në tërë kontinentin evropian, ne po e përkthejmë parimin e lirisë në veprime konkrete në politikë, ekonomi dhe në të gjitha fushat e tjera të shoqërive tona – në funksion të ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, ka thënë Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera