Lajme

Krasniqi në Bruksel: BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 15 November 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ku ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së.

“Pata kënaqësinë që të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Renew Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave. Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër”, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Po ashtu, kreu i PDK-së ritheksoi në Bruksel qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës. “PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera