Lajme

Krasniqi, LDK: Skandalet e Qeverisë Kurti, dita-ditës po bëhen të zakonshme

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 16 August 2023

Rrezarta Krasniqi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se është bërë e zakonshme që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, të ketë skandale.

Krasniqi ka deklaruar se veprimet e deritanishme të partisë pushtetare janë të pakuptueshme për të.

“E kam thënë edhe në kuvend sepse kjo qeverisje karakterizon vetem skandalet dhe aferat korruptive dhe kriminalitetin, dita-ditës këto skandale po bëhen të zakonshme. Nuk e kam besuar asnjëherë se nga ky pushtet të gjitha shtetet që kanë njohur Kosovën tash të ia kthejnë shpinën..nuk e kam kuptuar asnjëherë se si Kurti i thotë ‘naiv’ sekretarit të shtetit..nuk e kam kuptuar se si një pushtet nuk bën asgjë vetëm se si të ikin qytetarët nga ky vend, nuk e kuptoj se si i mbron të korruptuarit…”, ka deklaruar Krasniqi për RTV Dukagjinin, derisa ndër të përmendurat ka përfshirë edhe asamblistin e LVV-së i arrestuar për trafikim droge në Shqipëri, të martën.

-Advertisement-

Krasniqi ka përmendur edhe mungesën e zëvëndëskryeministrit të pare, Besnik Bislimi për të raportuar për marrëveshjen e Bratisllavës në Komisionin për Integrime Evropiane. Pas mungesës së tij herën e fundit, Krasniqi thotë se shpreson që Bislimi të raportoj në javën e dytë të shtatorit.

“Sa i përket sanksioneve të SHBA-së, kam ftuar zëvëndëskryeminsitrin Bislimi të raportojë për marrëveshjen e Bratisllavës por ai nuk ka marrur pjesë ndonëse e caktojë datën dhe orën. E dimë se tashmë janë pezulluar marrëveshjet që kanë të bëjnë me IPA-n, takimet ndërkombëtare,mirëpo ne si komision kemi vepruar që të gjitha projektet që janë në mes IPA-së dhe Kosovës t’I kemi si komision por ende nuk kemi marrë përgjigje”, ka deklaruar Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera