Lajme

Krasniqi: Kosova ka të drejtën e reciprocitetit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 31 July 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë, ka folur për paralajmërimet e veriorëve për mos dëgjueshmëri institucionale, madje edhe rikthim të barrikadave, nga data 1 gusht kur edhe duhet të fillojë zbatimi i reciprocitetit ndaj Serbisë për letërnjoftimet.

Ai tha për KosovaPress se vendimet sovrane të bazuara në kushtetutën e Republikës së Kosovës janë vendime obligative të cilat duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët pa dallim.

Sipas tij, Kosova ka të drejtën e zbatimit të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë jo vetëm për letërnjoftimet, por për të gjitha fushat që janë në interes të saj.

-Advertisement-

“Vendimet sovrane të bazuara në kushtetutë të institucioneve të vendit tonë janë vendime obligative që duhet të respektohen nga të gjithë qytetarët… Kosova e ka të drejtën e vet që të zbatojë masat e reciprocitetit. Në disa fusha këto masa janë të vonuara, ne shohim se në fushën e ekonomisë dhe tregtisë heqja e masave të reciprocitetit ka pasur një efekt negative sa i përket raportit tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe shpresa jonë është që veprimet të cilat janë në interes të vendit tonë, të merren për të gjitha fushat” , ka thënë Krasniqi.

Kosova prej nesër do të fillojë zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.

Ndërsa sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar mbledhje të Këshillit të Sigurisë. /KP/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera