Lajme

Krasniqi: Kosova është shtëpia jonë, na e njihni ditën memoriale të komunitetit tonë

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 12 October 2020

Deputeti Albert Krasniqi në arsyetimin e projketligjit për ndryshimin e ligjit mbi festat zyrëtare në Kosovë ka kërkuar që 24 qershori të njihet s festë e Komunitetit Egjiptian të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

“Kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që 24 qershori të njihet si dita kombëtare e Egjiptianëve të Kosovës, jo për të pasur një festë më shumë në kalendarin e festave zyrtrae por si një e drejtë kushtetuse e garantuar”, ka thënë pos tjerash Krasniqi në arsyetimin e projektligjit për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare.

Krasniqi ka thënë se Kosova është edhe shtëpia e tyre andaj ka kërkuar që 24 qershori të njohet si Dota Memoriale e Egjiptianëve të Kosovës, si e drejtë e mohuar deri më tash.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera