Lajme

Krasniqi: Jemi krenarë me Akil dhe Nora Gjakovën

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 29 July 2024

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook për dy xhudistët kosovarë, Akil Gjakova dhe Nora Gjakova

Nora Gjakova humbi luftën e parë të garës në Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërkaq Akil Gjakova arriti deri në gjysmëfinale, por nuk arriti të fitonte medalje.

“Me pak më shumë fat, Akil Gjakova sot do të kthehej me medalje nga Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Megjithatë, një paraqitje fantastike, në eventin më të madh sportiv në botë ku finesat vendosin, duke treguar përgatitjen dhe kualitetin e tij të jashtëzakonshëm prej sportisti elitar”.

-Advertisement-

“Me apo pa medalje, vetëm krenari për këtë djalosh. Po aq krenarë jemi edhe me Nora Gjakovën, motrën e tij, e cila u bë sportistja e vetme që përfaqëson Kosovën në tri Olimpiada të ndryshme. Familja Gjakova i ka dhënë shumë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës, për çka u jemi shumë mirënjohës. Faleminderit Nora dhe Akil. Suksese në paraqitjet tuaja të ardhshme”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera